Profesori i Kimisë Toksikologjike, Lulzim Zeneli, ka folur lidhur me rrezikun e azbestit dhe pasojat e tij për shëndetin dhe mjedisin.
Ai, në intervistë për Radio Dukagjinin, ka thënë se në vitet e 70-ta, azbesti ishte një material i quajtur “material i mrekullive” për shkak të vetive të jashtëzakonisht të mira, duke përdorur atë në industri për shumë aplikacione për shkak të rezistencës së tij ndaj temperaturave të larta dhe kimikateve.
“Në vitet e 70-ta ka qenë një prej materialeve i quajtur material i mrekullive. Të gjitha produktet a azbestit kanë gjetur zbatim jashtëzakonisht të madhe në jetën e përditshëm të njeriut në industri, për shkak të vetive të jashtëzakonisht të mira, duke qenë termoizloues është rezistent ndaj temperaturave të larta, nuk digjet, të gjitha kimikatet duke filluar nga acidet nuk kanë ndikim në materialet me përmbajtje azbesti”, ka thënë ai.
Megjithatë, në fillimin e viteve 90-ta, sipas tij, ka filluar të dalë në pah dilema e madhe rreth pasojave të azbestit në mjedis dhe shëndetin e njerëzve.
Ai ka thënë se fibrat e azbestit, të cilat shpërndahen si rezultat i kontakteve mekanike, janë identifikuar si burim i rrezikut të madh për shëndetin e popullatës.
“Në fillimin e viteve 90-ta është shfaqur dilema e madhe në aspektin e pasojave në mjedis, por edhe në shëndetin e popullatës humane, që ka prezent në fibrat e azbestit që janë materiale që shpërndahen si rezultat i kontakteve mekanike. Azbesti është një mineral i cili natyrshëm gjendet në sipërfaqen e tokës dhe në sipërfaqen e tokës dhe në formë të mineraleve silikate fibroze, ekzistojnë gjatë lloje të azbestit, të cilat janë klasifikuar në dy grupe”, ka thënë ai.
Zeneli ka theksuar se kontakti me fibrat e azbestit mund të shkaktojë dëme serioze në sistemin e frymëmarrjes, sidomos në mushkëri.
Sipas tij, pasojat shpërfaqen nga asbestoza deri te kanceri i mushkërive, duke shfaqur ndryshime nga më të lehta deri te më të rënda.
“Nëse vijmë në kontaktet me fibrat e azbestit, atëherë ato depërtojnë përmes organeve të frymëmarrjes në sistemin e frymëmarrjes, duke filluar edhe sidomos preken mushkëritë dhe fillojnë të shfaqen ndryshimet nga më të lehta deri me të rënda, duke filluar prej asbestozat deri te kanceri i mushkërive”, ka deklaruar ai.
Ky material për mbulimin e kulmeve është ndaluar në shumë vende të botës dhe së fundmi është prezantuar edhe në Prishtinë.
Pra, asbesti mund të jetë i pranishëm edhe sot në çdo ndërtesë të ndërtuar ose të renovuar para vitit 2000.
Dhe, për të kuptuar edhe për Projektin “Prishtina pa asbest”, me të cilin synohet mbrojtja e mjedisit dhe shëndetit publik, më poshtë gjeni intervistën e plotë.