Pse Ibrahim Rugova nuk i përkrahi protestat e studenteve të vitit 1997? Tregon Bujar Dugolli
Bujar Dugolli, njëri ndër organizatorët e protestave studentore ka thënë se për ta takuar Ibrahim Rugovën, ishte shumë e vështirë, por pas një mundi jashtëzakonisht të gjatë, këta kishin arritur ta takonin ish-presdentin e Kosovës, falë ndihmës së Xhemajl Mustafës. Takimin e parë e kishin zhvilluar para protestave. Dugolli ka thënë se pavarësisht se insistonin […]
Bujar Dugolli, njëri ndër organizatorët e protestave studentore ka thënë se për ta takuar Ibrahim Rugovën, ishte shumë e vështirë, por pas një mundi jashtëzakonisht të gjatë, këta kishin arritur ta takonin ish-presdentin e Kosovës, falë ndihmës së Xhemajl Mustafës.
Takimin e parë e kishin zhvilluar para protestave.
Dugolli ka thënë se pavarësisht se insistonin dhe dërgonin letra, ato dikush i humbëte, “Ne dinim rolin që e kishte si udhëheqës, jo vetëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, po edhe asaj Republikës, që për ne ekzistonte, po për faktorin ndërkombëtar dhe për okupuesin, ishte e papranueshme dhe ne donim ta respektonim pozicionin e tillë edhe njëkohësisht kërkonim mbështetje”.
Vokshi-Shala, e ka pyetur Dugollin, pse nuk pranonte Rugova të takohej me përfaqësuesit e studentëve?

“Po ne dërgonim shkresa por, thonin se nuk kanë ardhur. Me siguri dikush i asgjësonte, i humbte ato letra. Kërkonim takim me kryesin, me kryesin na ndihmonte profesori Fehmi Agani, përshakë se unë e kam njohur, se vepronte në Fakultet Filozofik. Me profesorin Agani me z.Hydajet Hysenin, me z Ramë Buja e me të tjerët që ishin, nuk kishim kurrfarë problemi por, me kryetarin Rugova ashtu u krijohej një bllokadë. Në këtë takimi falë mençurisë dhe ndihmës që e dha këshilltarit i z.Ibrahim Rugova, z.Xhemaljl Mustafa, arriti të na caktojë këtë takimi. Pas insistimit tonë që ne nuk largohemi nga aty”, ka thënë Dugolli.
“Para protestave në takim kërkonim mbështetje dhe ky takim u realizua”.
Në pyetjen se a kishin marë mbështetjen nga Ibrahim Rugova për organizimin e protestave, Dugolli ka thënë se ”Pas takimit të dytë që kishim kryetari Rugova insistonte që protestat mund ta përshkallëzojnë situatën politike dhe mund tu ipet pretekste forcave serbë, që të kryen krime ose të vrasin studente edhe të krijohet një gjake dredhje, e kishte një frikë shumë të madhe lidhur me këto demonstrata”, ka ai.
Ndërsa ky i fundit ka thënë se, i kishte sqaruar që janë protesta paqësore dhe nuk po donin të dilnin që të krijohen gjakderdhje.
Sipas Dugollit, Ibrahim Rogova thoshte “se nëse unë ju përkrahi do të marrë një përgjegjësi, edhe unë nuk jam i gatshëm e të marrë një përgjegjësi të ju them në rregull po ju përkrahi dilnin , kur nuk e dije se çka mundë të ndodhë me juve”.
Dugolli e ka cilësuar se Rugova kishte një frikë ku sipas këtij të fundit “ai e kishte një frikë se nëse na mbështetëset publikisht do të merrte përgjegjësi dhe ai insistojë edhe unë i thash e kuptojë këtë pozicion dhe ne ju lesimi që ju të mos dilnin kundër demonstratave mjaftojnë kaq edhe ne do të mbajmë një deklarata për opinione që më më u nën kuptuar që në jemi të pajtuar, ne thamë ashtu kur dolëm në opinion, e kemi njoftuar kryetarin Rugova për iniciativën për protestën tona për kërkesat tona dhe insistimin e gazetareve kur na pyete po ai çfarë ju tha, unë thashë ka mirëkuptimi për kërkesat e studenteve.
Gazetarët nuk ishin ndalur se pyeturi ku njeri prej tyre e kishte pyetur Dugollin, a ju ka përkrahur, ndërsa ky i fundit nuk kishte dhënë kurrfarë përgjigje.
Por, sipas Dugollit njerëzit që Ibrahim Rugova i kishte për rreth tij, e kishin nxitur që të deklarohej kundër.
“Mendojë që bëri një gabim atëherë kur doli në kundërshti apo kur bëri thirrje që të mos dilnin në protesta për faktin që lëvizja kishte marrë hovë, rinia dëshironte të protestojë, populli dëshironte të protestonte, d.m.th. ishte ngjallur ndjenja e lëvizjes, dhe më nuk kishte kush ti ndalte”, ka thënë Dugolli.















