Pse kemi frikë të ekzaminohemi për sëmundjen e kancerit?
Ndërgjegjësimi për sëmundjen e rëndë të kancerit është i rëndësishëm pasi në shumë raste është jetike që kjo sëmundje të diagostikohet sa më herët. Por shumë njerëz kanë një lloj hezitimi që të kontrollohen apo ekzaminohen, pasi kanë një lloj frike nga rezultati që mund të dalë. E për të spjeguar se nga vjen kjo […]
Ndërgjegjësimi për sëmundjen e rëndë të kancerit është i rëndësishëm pasi në shumë raste është jetike që kjo sëmundje të diagostikohet sa më herët. Por shumë njerëz kanë një lloj hezitimi që të kontrollohen apo ekzaminohen, pasi kanë një lloj frike nga rezultati që mund të dalë.
E për të spjeguar se nga vjen kjo frikë. psikologu Burim Behluli ishte i ftuar në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin, në Radio Dukagjini.
Sipas psikologut çdo ndryshim në jetën tonë, në rutinat tona, shkakton një pasiguri, andaj edhe ndjenja dhe frika nga rezultati nëse ne shkojmë dhe e bëjmë një ekzaminim ka të bëjë me ndryshimin. Këtu sipas Behlulit ndikojnë edhe faktorët shëndetësorë, ata kulturor, ndikimi fëmiror dhe njohuritë që i kemi fituar gjatë jetës.

Duke u lidhur tek sëmundjet, Behluli thekson se kanceri është një nga çështjet që bën ndryshimin më të madh në jetën e njeriut, ndryshim negativ, që lidhet me humbjen që njerëzit përjetojnë, duke sjellur edhe një lloj frike për ta kuptuar ekzistencën e tij.
Psikologu thekson se pjesa e informimit dhe vetëdijësimit është shumë e rëndësishme, për kancerin, shkaqet që mund të çojnë tek ai apo ndikimi që mund të ketë ai në jetën e një personi. Kjo lloj informate sipas Behlulit është e rëndësishme të bartet tek ata që kanë frikë ekzaminimin, për të kuptuar pse është e rëndësishme që një sëmundje e tillë të hetohet sa më herët.















