Në emisionin “Rreth e Rrotull” kanë qenë të ftuar, Fahri Gashi nga Qendra “Katana” dhe Avni Ismali, si njohës i sigurisë dhe kanë disktuar në lidhje me procedurat për posedimin e armëve me leje dhe pse po mbajnë armë në shtëpi.

Fahri Gashi, njohës i sigurisë ka bërë thirrje për qytetarët admirues të armës apo që duan të pajisen me armë, që të pajisen me çertifikatë, që të mos bie ndesh me ligjin.

“Të gjithë ata që janë admirues të armës të pajisen me çertifikatë, me letra, për mbajtje në shtëpi dhe në raste të caktuar kemi edhe individë që mbartin armën me leje”.

Ndërsa, njohësi i sigurisë, Avni Islami ka theksuar se një nga arsyejet që pse ka akoma armë pa leje është “mendësia e mbajtjes së armës për mbrojtjen e pragut të shtëpisë” dhe kjo mendësi sipas tij”ka filluar të bie shkaku se kemi Policinë e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe gjitha strukturat e tjera të sigurisë të cilat kujdesen për rendin dhe ligjin, jetën dhe pronën e secilit qytetar të Kosovës”.

Avni Islami

Fahri Gashi nga Qendra “Katana” ka spjeguar detajet se si të pajismi me leje për armë.

Vlera për t’u pajisur me leje për armë arrin deri 400-500 euro ka bërë të ditur Gashi.

“Çmimi tek Qendra “Katana” për trajnimin për armë të shkurtëra kushton  230 euro si dhe për dy kategorisë e armëve të gjata 110 euro. Në trajnim përfshihen 36 fishekë për kategori i cili i shfrytëzon në poligon si dhe hynë edhe çertifikimi si përdorues i sigurtë i armës, certifikata e mjekut 60 euro dhe këto tjera me 5-6 euro. Çmimi i fundit kushton afërsisht rreth 400-500 “.

Kushtet kryesore që me apliku me leje për armë, janë “duke qenë mbi moshën 21 vjeç, duhet të ketë të kaluar kriminale të pastërt si dhe duhet të jetë shtetas i Kosovës. Fillimisht duhet të ketë në një nga qendrat, që është trajnim bazik rreth përdorimit të sigurtë të armëve të zjarrit”.

Sipas Gashit në Kosovë janë tri kategori kryesore për stafin civil për pajisje me armë,; Armë të shkurtëra, armë të gjata me vijaçka dhe armë të gjata pa vijaçka.

Hapi tjetër, sipas Gashit është ndjekja e trajnimit praktik, teorik si dhe individi apo personi njoftohet me ligjin për armë.

“Procedura tjetër, pas përfundimit të trajnimit tek qendrat, është provimi para organit kompetent të Ministrisë, një komision për mbajtjen e provimit në atë teorik dhe praktik. Duhet t’i kalojë këto dy provime, pastaj me certifikim nga Ministria e Punëve të Brendshme. Procedura të tjera janë dokumentet si e kaluara kriminale, individi që nuk është nënhetime dhe certifikata mjekësore, si dhe Enti Social që nuk është marrë gjegjësia e veprimit”, ka shtuar Gashi.

Fahri Gashi

Pëlqimi dhe blerja e armës nga individi i cili ndjek hapat e lartëpërmendura bëhet nga Ministria e Punëve të Brendshme, saktësisht tek Policia rajonale ku personi është i regjistruar.