Pse ndërkombëtarët nuk e kanë më vëmendjen tek Kosova?

Lufta në Ukrainë, luftimet në disa shtete në Lindje të mesme dhe zhvillime të tjera nëpër botë, sipas njohësve të zhvillimeve ndërkombëtare, kanë bërë që Kosovë të kalojë në çështje e temë tretësore për ndërkombëtarët. Këtë situatë, për të cilën sipas tyre, nuk është se ka mundur Kosova ta ndryshojë, e ka lexuar politika vendore, e cila sipas tyre, tash këtë po e shfrytëzon për vota dhe konsum të brendshëm.

Kryeministri Albin Kurti

Intervista e fundit e kryeministrit Albin Kurti për agjencinë botërore të lajmeve, Associated Press, ku ndër të tjera thotë se fitorja e Rusisë në Ukrainë do ta trimëronte Serbinë, është vetëm njëra ndër shumë deklaratat ku flet për gjeopolitikën dhe zhvillimet botërore, duke i ndërlidhur me rajonin.

Lufta në Ukrainë, kriza në lindje të mesme dhe shumë zhvillime botërore, sipas ekspertëve të gjeopolitikës, kanë bërë që ndërkombëtarët të mos e kenë fare vëmendjen të Kosova.

Gazetari dhe analisti, Ben Andoni vlerëson se këtë fakt e ka kuptuar Kryeministri.

“Në këtë moment çështja e Kosovës është tretësore dhe këtë z. Kurti e ka kuptuar shumë mirë, pa çka deklaratave të tij që po e shfrytëzon shumë mirë për diskursin e vet të brendshëm, dhe sidomos për politikën elektorale që i duhet për zgjedhjet e 9 shkurtit”, ka thënë Andoni.

Andoni thotë largimi i vëmendjes nuk ka ndodhur vetëm për fajin e Kosovës, ndonëse vlerëson se politika kosovare i ka lëshuar disa momentume të mira.

Sipas tij, aktualisht faktorit ndërkombëtar i intereson ta ruajë status-quon në raportet Kosovë-Serbi.

Qëndrim të përafërt ka edhe ish-diplomati, Blerim Canaj.

“Jemi shtet i vogël të ju tregojnë ndërkombëtarëve që …..”, ka thënë Canaj.

Sipas ish-zëvendës ambasadorit në Gjermani, prania e Kurtit në mediat ndërkombëtare më shumë se në ato vendore, dhe deklaratat për problemet ndërkombëtare, po vlerësohen strategji për t’iu shmangur diskutimeve për qeverisjen e brendshme.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Të fundit nga rubrika