Pse nuk është shkarkuar më herët ekipi menaxhues për Asociacionin? – Flet deputeti i VV-së

Arber Rexhaj, deputet i VV-së

Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj, e ka dhënë versionin e tij se pse nuk ishte shkarkuar më herët ekipi menaxhues i Asociaiconit.

Rexhaj, në Debat Plus, ka thënë se qëllimi ka qenë që ai ekip të deligjitimohej në mënyrë që të mos ketë asnjë funksion e asnjë vlerë.

“Sepse, ne kemi menduar që propozimi që vjen prej atij ekipi, që thirret në emër të Kosovës, që më së paku është i Kosovës. Kurti ka pasur dëshirë ta dekomisionojë këtë ekip. E patë reagimin e shteteve mike, që thanë se ai ekip nuk do të duhej të shkarkohej. BE e mban rrugën e mesme që tha se bazë e mirë të dyja propozimet”, ka thënë ai.

Ekipi menaxhues kishte propozuar në Bruksel, njëlloj Asociacioni, i cili, sipas palës kosovare, synonte ta krijonte një Republika Srpska brenda Kosovës.

Pas propozimit, ai ekip u shkarkua nga Qeveria e Kosovës. Nga Bashkimi Evropian, propozimi është cilësuar si bazë e mirë, edhe pse është kundërshtuar kategorikisht nga pala e Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika