Pse qytetarëve të Gjirokastrës, u duhet që të jetojnë në banesat e ndërtuara para 300 vjetëve?
Gjirokastra ka mbushur 17 vjet nën mbrojtjen e UNESCO-s si një trashëgimi botërore, por kjo po del problem, pasi qytetarët janë duke jetuar në banesat e ndërtuar para 300 vjetëve, dhe renovimi i këtyre banesave mund ta nxjerrë Gjirokastrën nga mbrojtja si qytet. Natyrisht, në këto vite statusi i Gjirokastrës si një trashëgimi botërore ka […]
Gjirokastra ka mbushur 17 vjet nën mbrojtjen e UNESCO-s si një trashëgimi botërore, por kjo po del problem, pasi qytetarët janë duke jetuar në banesat e ndërtuar para 300 vjetëve, dhe renovimi i këtyre banesave mund ta nxjerrë Gjirokastrën nga mbrojtja si qytet.
Natyrisht, në këto vite statusi i Gjirokastrës si një trashëgimi botërore ka ndikuar pozitivisht jo vetëm në promovimin e saj përtej kufijve të vendit, por edhe në investimet dhe rritjen e ndjeshme të turizmit në këtë qytet.
Por, për studiuesin gjirokastrit Engjëll Serjani, statusi që ka Gjirokastra është edhe një obligim për ta ruajtur atë për të cilën bota na ka vlerësuar dhe në këtë pikë ai apelon që të mos ekzagjerohet me ndërtimet, siç është bërë në disa raste.
“Me të vërtetë që është një detyrimi i madhe për ta ruajtur, sepse ndërhyrjet që bëhen në banesa çoftë dhe në pjesë tjetër të mbrojtur UNESCO, të gjitha këto, të largojnë nga kjo e fundit”, ka thënë Engjëll Serjani.
Sipas studiuesit, autoritetet shtetërore duhet të shtojnë më shumë investimet në Gjirokastër dhe mos t’i llogarisin me numrin e popullsisë, por me vlerat që duhen ruajtur, pasi, sipas tij, qindra qytetarë gjirokastritë po sakrifikojnë duke jetuar në banesa mbi 300-vjeçare për t’i ruajtur vlerat.
“Qytetarëve Gjirokastrit ju duhet që të jetojnë në këtë kohë në banesat e ndërtuar 300 vjet më parë, prandaj lindin shumë problem”, ka shtuar ai.
Gjirokastra tërheq çdo vit mijëra turistë që janë të interesuar për historinë, kulturën dhe arkitekturën e shtëpive dhe kalldrëmeve karakteristike. /A2 CNN/















