Pse Serbia nuk është duke reaguar për djegien e veturave në Veri të Kosovës? Flet Qalaj
Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Rashit Qalaj, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në Veri të Kosovës, ku ka thënë se si pasojë e një vendimi të ligjshme nga Qeveria e Kosovës, nëpërmjet të cilit, tenton t’i ndalojë tagrat e paligjshme “KM”, ka shkaktuar humbjen e kontrollit pasi e ka nxitur bojkotimin e institucioneve […]





Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Rashit Qalaj, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në Veri të Kosovës, ku ka thënë se si pasojë e një vendimi të ligjshme nga Qeveria e Kosovës, nëpërmjet të cilit, tenton t’i ndalojë tagrat e paligjshme “KM”, ka shkaktuar humbjen e kontrollit pasi e ka nxitur bojkotimin e institucioneve nga serbët lokalë.
Sipas Qalës, siguria në veri të Kosovës është degraduar pasi komuniteti serb i ka bojkotuar institucionet e Kosovës.
“Kemi një degradimi të skajshme nga aspekti i sigurisë në pjesë veriore të Kosovës, si pasojë e një vendimi të ligjshëm legal të bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe këtë vendimi e bën të gabuar vetëm momentumi”, ka deklarua Qalaj.
Sipas deputetit të PDK-së, Qeverisë Kurti i ishte kërkuar dhe nga i dërguar i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, për Ballkanin Perëndimor që të shtyhej vendimi për targat e paligjshme për 10 muaj, në mënyrë që të mos pengoheshin bisedimet për marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Më tej, ai ka thënë nuk është e vërtetë se institucionet në veri të Kosovës janë duke funksionuar normalisht.
“Është një momentum që është shfrytëzuar mjaft mirë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pra ai ka kohë që luan herë shpëtimtarin serb, herë heroin serb, e cili ka proklamuar Serbia do të këtë një ndryshim tektonik të politikës, sidomos në Kosovë”, ka deklaruar Qalaj.
Sipas tij, në të kaluarën, për një problem shumë të vogël ishte lajmëruar Këshilli i Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por “Sot digjen vetura dhe nuk ka asnjë reagimi”.




















