Pse Spotify dhe Apple po hyjnë në luftë?

Dy bizneset më të mëdha Spotify dhe Apple po hyjnë në luftë me njëra tjetrën për shkak të një mosmarrëveshje për tarifën 30% që Apple po ia kërkon Spotify, dhe kjo e fundit nuk ka pranuar një gjë të tillë

Ilustrim, huazuar nga CNN

Spotify po merr ankesa se po sulmon kompaninë App Store të Apple për transaksionet e shërbimeve dixhitale brenda aplikacionit. Njashtu kompanitë po sulmojnë njëra- tjetrën për shkak të mosmarrëveshjeve për tarifën 30 për qind .

“Ne po flasim për këtë sepse reflekton praktikat anti-konkurruese të Apple në të gjithë bordin”, ka thënë për CNN, Harry Clark, këshilltar dhe avokat i kompanisë Spotify.

Tarifa 30 % është ajo që Spotify po refuzon t’i japë Apple, që është përqindje e vetë biznesit Spotify. Kësisoj, Spotify ka dalur me tre zgjidhje që besonte se janë në përputhje me politikat e Apple.

Por, që të tre zgjidhjet i ka refuzuar App Store, duke e detyruar kompaninë të braktiste ofrimin e librave audio për klientët e saj.

Gjithë buja që po e bëjnë Spotify dhe Apple, ka të bëjë me faktin se Spotify dëshiron të krijojë një  iOS për të ofruar librat me audio apo zë.

Spotify nuk mund ta detyrojë Apple të pranojë aplikacionin e saj për librat me zë, dhe kështu po përdor përleshjen për të sulmuar Apple në media dhe për të përqendruar vëmendjen në taksën 30% të kompanisë brenda aplikacionit.

Për të tërhequr vëmendjen Spotify ka dalë edhe me deklaratë publike, duke e njoftuar publikun për një gjë të illë, ndërsa Apple nuk e ka bërë një gjë të tillë.

 

 

 

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika