Pse të zyrtarizohet statusi i Kishës Ortodokse serbe në Kosovë?

Neni 7 i planit franko-gjerman ndër të tjera thotë se palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet. Historianët thonë se me ligjet në fuqi të cilat garantojnë mbrojtje ky nen i këtij plani është i panevojshëm

Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet.

Kështu thuhet në pikën 7 të planit franko-gjerman pwr normalizimin e raporteve mes Kosovws dhe Serbisw.

Sa i përket manastireve, sipas historianëve në Kosovë janë katër e të cilët mund të konetstohen edhe sa i përket se kujt i takojnë.

“Siç është Manastiri i Deçanit, Patrikana e Pejës, Graçanicës dhe ai i Prizrenit ato nuk janë kisha serbe fare. Ato janë kisha shqiptare, mirëpo shqiptarët asnjëherë nuk kanë të djallëzuar, kur e kanë marrë fenë Islame me i konvertu edhe ato në xhami”, ka thënë Historiani, Pajazit Hajzeri .

Historiani Pajazit Hajzeri shpjegon se pas mesjetës janë edhe disa faza kur Serbia nisi ndërtimin e objekteve fetare me prapavijë nacionaliste e politike.

“Kemi një periudhë tjetër ku pas pavarësimit të Serbisë prej Turqisë rreth viteve 1880 e 1900 e pas luftave të para e të dyta ballkanike janë bo ndërtime të kishave aty ku kanë gjetë themele të vjetra ata gjoja se gjetëm themele të kishave edhe ndërto kisha sa kanë mundur…..Kemi edhe një periudhë tjetër kur është koha e Rankoviqit aty janë ndërtu kisha edhe në prona të shqiptarëve edhe në prona ku kanë dashur ata, edhe e kemi fazën e fundit të ndërtimit të kishave kishat e periudhës së Millosheviqit”, ka shtuara Historiani, Pajazit Hajzeri.

Sa i përket trashëgimisë ortodokse Kosova ka edhe ligje të miratuara, ndëra ta Ligjin për ZONAT E VEÇANTA TЁ MBROJTURA.

Ky ligj thuhet se siguron mbrojtjen e Manastireve Ortodokse Serbe, Kishave, vendeve të tjera fetare, si dhe vendeve historike dhe kulturorë të një rëndësie të veçantë për Komunitetin Serb si dhe për komunitetet e tjera në Republikën e Kosovës, nëpërmjet themelimit të Zonave të Veçanta të Mbrojtura.

Ky ligj merr nën mbrojtje 45 monumente.

Është edhe Ligji për fshatin Hoçë e Madhe, po ashtu për mbrojtje, administrim dhe siç thuhet zhvillimi bashkohor të fshatit Hoçë e Madhe.

Me një infrastrukturë të tillë ligjore në mbrojtje kësaj trashëgimije, drejtori i Institutit Arkelogjik thotë se nuk ka nevojë më shumë thellim në këtë temë.

“Është Patrikana e Pejës, Manastirit i Deçanit e kemi Shën-Prenën, apo Shën-Premta, apo ‘Levishka’ në Prizren, edhe Manastirin e Graçanicës, këto janë ato kryesoret që e përbëjnë atë trashëgëminë që quhet monumentale të zhvillimit të kulturës tonë nëpër shekuj”, ka deklaruar Drejtori i Institutit Arkeologjik, Enver Rexha.

Rexha thekson se shembujt e vendeve të rajonit kanë treguar se tema si kjo e trashëgimisë së kishës ortodokse sjellin probleme brenda vet shteteve.

“Problemet e Kishës po barten prej shtetit të Serbisë në Malin e Zi me statusin e Kishës edhe në pjesë të tjera të pretenduara në Maqedoni më pas ka me mbetë sigurisht problem edhe në Bosnje Hercevinë, e këto janë probleme politike që paketohn me ato që thojnë bagazhet e nacionalizmit”, ka theksuar Drejtori i Institutit Arkeologjik, Enver Rexha.

Kreu i Institutit Arkeologjik po ashtuthekson problematike edhe terminologjia “serb” pas monumenteve, e që sipas tij duhet të theksohet se trashëgimia kulturore e cilit do nacionalitet brenda Kosovës i takon vet shtetit apo vendit ku ndodhet jo dikujt tjetër.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika