Pse tregtarët kosovarë nuk janë duke i ulur çmimet e produkteve pas uljes së çmimit të derivateve? Flet, ekonomisti Naim Huruglica
Ekonomisti Naim Huruglica ka treguar arsyet se pse çmimet e produkteve nuk janë duke ulur në Kosovë nga tregtarët, pasi çmimi i derivateve ka zbritur, pothuajse, sikur në kohën para pandemisë. Ai ka thënë se beson se një nga arsyet pse tregtarët nuk e zbresin çmimim e produkteve sipas Huruglicës, është se ata kanë mall […]
Ekonomisti Naim Huruglica ka treguar arsyet se pse çmimet e produkteve nuk janë duke ulur në Kosovë nga tregtarët, pasi çmimi i derivateve ka zbritur, pothuajse, sikur në kohën para pandemisë.
Ai ka thënë se beson se një nga arsyet pse tregtarët nuk e zbresin çmimim e produkteve sipas Huruglicës, është se ata kanë mall në stok që kanë blerë me çmim të lartë dhe ende nuk e kanë shitur.
“Ata akoma kanë në stoqe e tyre të furnizimit të mëhershme, të cilat kanë qenë me çmime më të larta dhe për ta është humbje se kur të lëvizin çmimet në tregun e jashtëm, ai nuk është liruar akoma [nga malli të cilin e ka blerë me çmim të lartë]”, ka thënë ekonomisti.
Sipas tij, Kosova është një treg shumë i vogël në krahasim me vendet e Bashkimit Evropian.
“Mos të harrojmë se ne jemi një treg shumë i vogël konsumues dhe nëse e bëjmë krahasimin me tregun e Bashkimit Evropian, është sikur ta marrim një dyqan në një fshat të humbur i cili ka dalë në qytetet që ka bërë furnizime. Dhe ai deri sa nuk i shet ato furnizime dhe të furnizohet me produktet me çmime të reja, e ka të vështirë ta ulë çmimin e produkteve”, ka deklaruar në Radio Dukagjini në emisionin “Magazinë” ekonomisti Naim Huruglica.
Më tej, ai ka thënë se një nga arsyet e tjera të tregtarëve është frika se mos po ngriten çmimet përsëri.
“Edhe kuptohet kanë frikë se çmimet do të rriten përsëri dhe nuk dëshirojnë të krijojnë humbje për vete, ndihen më rehat kështu”, ka përfunduar Huruglica.















