Ndër vite, Suedia e ka akuzuar dhe e ka kritikuar Turqinë për abuzim dhe shkelje të të drejtave themelore të njeriut dhe standardeve demokratike të jetesës, gjë që ka irrituar politikanët në Ankara.

Ndërsa, në anën tjetër, Turqia pretendon se Suedia është duke strehuar anëtarë të grupeve, që autoritetet turke i konsiderojnë terroriste. Në këmbim të anëtarësimit të Suedisë në NATO, Qeveria turke ka kërkuar ekstradimin – apo dorëzimin e personave të kërkuar.

Deri më tani, Suedia e ka mohuar këtë akuzë dhe Gjykatat e Suedisë kanë bllokuar disa dëbime.

Turqia ka shprehur kundërshtimin ndaj tubimeve në Stokholm në javët e fundit ku u dogj libri i Kur’an-it, si dhe varja me kokë poshtë e një fotografie të Erdoganit.

Ankaraja thotë se këto janë krime të urrejtjes, ndërsa Suedia thotë se ato mbrohen nga ligjet për lirinë e fjalës.

Më 14 maj, Turqia do të mbajë zgjedhje, me ç’rast Erdogani do të përballet me sprovën e tij më të madhe politike në 20 vjetët e tij në detyrë. Fokusi i votuesve mund të shmanget nga një krizë në shpenzimet e jetesës për shkak të çështjes së NATO-s.

Një fitore e opozitës do të rriste shanset e Suedisë për një anëtarësim të shpejtë në NATO, raporton REL, përcjell Dukagjini.