Pse u bojkotua konferenca e ministres Rozeta Hajdari?

Emisioni "Rreth e Rrotull" mori një dimension të veçantë kur gazetarët Kaltrina Zymberi dhe Shkodran Hoti diskutuan mbi bojkotin e konferencës së ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës (MINT), Rozeta Hajdari. Gazetarët shprehën shqetësimet e tyre lidhur me lirinë e medias në vend dhe ndikimin e qeverisë ndaj gazetarëve dhe mediave

Kaltrina Zymberi në emisionin 'Rreth e Rrotull'.

Në emisionin “Rreth e Rrotull” ishin të ftuar Kaltrina Zymberi dhe Shkondran Hoti, me profesion që të dy gazetarë, ku u diskutua më gjerësisht rreth bojkotit të konferencës së djeshme të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës (MINT), Rozeta Hajdari, nga ana e gazetarëve.

“Është parë që nuk ka qenë i ndikuar prej redaksive, reagimi i djeshëm i kolegëve gazetarë, thjeshtë kanë qenë gazetarë të terrenit të cilët kanë përkrahur iniciativën e gazetarës së ‘Klan Kosovës’, në këtë rast duke e shfaqur pakënaqësinë e tyre qoftë ndaj ‘Klanit’, por edhe ndaj medias në përgjithësi”, ka thënë Zymberi.

Tutje, Zymberi për rastin e mediumit televiziv “Klan Kosova” është shprehur se “nuk atakohet vetëm Klani, nuk është mesazh vetëm për mbylljen e Klanit, por është për presionin që bëhet ndaj medias apo gazetarëve”.

Në anën tjetër, gazetari Shkodran Hoti ka theksuar se “nëse isha pyet si individ, kisha shku një hap për tej, nuk e kisha bojkotuar vetëm zonjën Hajdari, por e kisha bojkotuar krejt punën e qeverisë”.

“Çdo bojkot i ka pasojat e veta, por veprimeve të tilla apo qasjes së tillë të cilën e ka treguar kjo qeveri dhe ky pushtet ndaj mediave duhet me gjetë një formë për me iu kundërpërgjigjur”, ka thënë Hoti.

Gjithashtu, Kaltrina Zymberi potencoi se kjo nuk është hera e parë që gazetarët kanë bojkotuar konferencat, duke përmendur edhe dy raste të tjera në të kaluarën kur gazetarët kishin bojkotuar konferenca të tilla.

Tutje, ajo ka thënë se “kjo nuk është hera e parë që gazetarët me vetiniciativë bojkotojnë konferencat e ministrave apo njerëzve të cilët kanë pushtet”.

“Unë ende nuk e di dhe nuk e kam të qartë, në rast se Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK-ja) ka të drejtë që të mbyllë një biznes”, ka përfunduar Zymberi.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika