Pse videokasetat janë më të mira se Youtube? Flet koleksionuesi i gjërave të vjetra Hasan Avdyli
Hasan Avdyli, koleksionues i gjerave të vjetra, ka folur në emisionin “Reth e Rrotull” në RTV Dukagjini, ku ka rrëfyer historinë e tij personale. Ai fillimisht ka thënë se ka koleksionuar romane, të cilat në kopertinat e tyre kishin personazhe të ndryshme, një prej personazheve ka qenë aventurier “Zagor”. Pse e mbani një videokasetë të […]
Hasan Avdyli, koleksionues i gjerave të vjetra, ka folur në emisionin “Reth e Rrotull” në RTV Dukagjini, ku ka rrëfyer historinë e tij personale.
Ai fillimisht ka thënë se ka koleksionuar romane, të cilat në kopertinat e tyre kishin personazhe të ndryshme, një prej personazheve ka qenë aventurier “Zagor”.
Pse e mbani një videokasetë të artistit Ilir Shaqiri, kur në ditë e sotme mund ta gjeni në Youtube?
“Po, në Youtube po, por me këtë ke kontakt fizik, se atë që e dëgjon [në Youtube] si hamburger që e hanë, atë se mban mend, ajo është diçka kaluese, por kjo [ videokastea] është diçka që ke kontakt fizik me të. Dhe gjithsecila e ka historinë e vet”, ka thënë Avdyli.
Ai e ka një album të ruajtur nga vitit 1976 të futbollit, ku ka mbledhur foto të lojtarëve të futbollit.
Më poshtë mund ta dëgjoni rrëfimin e plotë të koleksionistit të gjërave të vjetra, Hasan Avdylit.















