PSG-ja edhe më afër mbrojtjes së titullit, regjistron fitoren e tretë rresht
Paris Saint-Germaini ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke bërë kështu një tjetër hap drejt mbrojtjes së titullit të kampionit. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të, skuadra e drejtuar nga Christoph Galtier shënoi fitore në udhëtim ndaj Angers. Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Raymond-Kopa” përfundoi me rezultatin 1:2. Të dy golat e […]
Paris Saint-Germaini ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke bërë kështu një tjetër hap drejt mbrojtjes së titullit të kampionit.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të, skuadra e drejtuar nga Christoph Galtier shënoi fitore në udhëtim ndaj Angers.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Raymond-Kopa” përfundoi me rezultatin 1:2.
Të dy golat e fitores për parisienët u shënuan nga Kylian Mbappe, në minutat 9 dhe 26.
Golin e vetëm për vendasit e shënoi Sada Thioub, në minutën e 88-të.
Paris Saint-Germaini pas kësaj fitore ka 75 pikë në krye të tabelës, 11 më shumë se Marseille, që tani ka një ndeshje më pak.





