PSG, Lens dhe Lille sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Paris Saint-Germain si kampione e Ligës 1, Lensi dhe Lille kanë përfunduar sezonin në pozitat që i dërgojnë në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Në javën e fundit të kampionatit francez, Lens regjistroi një fitore bindëse 4:0 në udhëtim ndaj Olympique Lyonnais, duke e mbyllur sezonin në vendin e dytë me 70 pikë.

LOSC Lille, pavarësisht humbjes 2:0 në shtëpi ndaj AJ Auxerre, arriti të ruajë pozitën e tretë me 61 pikë dhe gjithashtu kualifikohet për Champions League.

Fitorja e Auxerre ishte vendimtare për mbijetesë, pasi skuadra e mbylli kampionatin në vendin e 15-të me 34 pikë, vetëm dy më shumë se Nice, e cila përfundoi në pozitën e 16-të dhe shkon në ndeshjet e plejautit për mbijetesë.

Le Havre siguroi qëndrimin në elitë duke përfunduar në vendin e 14-të me 35 pikë, pas fitores 2:0 në udhëtim ndaj Lorient.

Nga ana tjetër, Nantes dhe  Metz nuk arritën të mbijetojnë në Ligue 1 dhe do të largohen nga elita franceze.

Paris Saint-Germain e mbyll sezonin si kampion i padiskutueshëm i kampionatit francez.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika