PSG refuzon të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon

Pas bisedimeve me agjentin Jorge Mendes, PSG ka refuzuar mundësinë për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon, yllin e Man United, pasi francezët nuk kanë vend për të

Cristiano Ronaldo

PSG ka refuzuar mundësinë për të nënshkruar me fubollistin Cristiano Ronaldo, superylli dëshiron që të largohet nga Old Trafford këtë verë në mënyrë që të konkurojë për trofe, raporton dailymail.

Trajneri Erik ten Hag është tronditur me kërkesën e Ronaldos, pasi ka kërkuar që të largohet nga Old Trafford këtë verë, sepse ai dëshiron të konkurojë për trofe, megjithëse shumë pak klube mund ta përballojnë pagën e tij prej 500 mijë paund në javë.

Burime të tjera shtuan se PSG nuk mendon se Ronaldo është nënshkrimi i duhur në këtë moment dhe se klubi nuk ka hapësirë ​​të mjaftueshme në faturën e pagave për ta paguar atë.

Megjithëse, më 11 korrik Erik ten Hag kishte pasur një bisedë me Ronaldon i cili nuk i kishte thënë se dëshiron që të largohet, këtë e ka bërë të ditur gazetari Italian, Fabrizio Romano.

Ten Hag kishte këmbëngulur se klubi dëshiron që Ronaldo të mbetet me ekipin, “Ne po planifikojmë për Cristiano Ronaldon për sezonin dhe kaq”, ka thënë Ten Hag. “Mezi pres të punoj me të. Kam lexuar që ai dëshiron të largohet, por ajo që them është se Cristiano nuk është në shitje, ai është në planet tona dhe ne duam sukses së bashku,” shtoi Ten Hag.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika