PSG shkatërron Realin 4:0 dhe shkon në finalen e botërorit

Paris Saint-Germain ka triumfuar bindshëm ndaj Real Madridit me rezultat 4:0 në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, në një përballje të zhvilluar në “MetLife Stadium” të mërkurën mbrëma.

Parisi e nisi ndeshjen me një ritëm të lartë, duke shënuar dy gola brenda nëntë minutave të para, falë gabimeve të mbrojtjes madrilene.

Fabian Ruiz zhbllokoi rezultatin në minutën e gjashtë, ndërsa Ousmane Dembele dyfishoi shifrat në minutën e nëntë. Ruiz vulosi rezultatin me golin e tretë në minutën e 24-t.

Në fund të ndeshjes, në minutën e 87-të, Goncalo Ramos shënoi golin e katërt për PSG-në, duke vulosur fitoren e thellë të ekipit francez. Kjo humbje shënon edhe përfundimin e epokës së Luka Modriqit te Real Madrid.

Në finale, Paris Saint-Germain do të përballet me Chelsean në një duel që pritet të jetë spektakolar, i cili do të luhet të dielën në orën 21:00.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika