PSG vazhdon me fitore edhe pse në ndeshjen e tyre kundër Nice, një numër i madh i lojtarëve kyçë të ekipit nuk ishin në fushë, duke përfshirë edhe yllin Kylian Mbappe.
Megjithatë, kjo nuk pengoi ekipin të fitonte tri pikët e rëndësishme në kampionatin Ligue 1.
Golat për PSG-në u shënuan nga Bradley Barcola në minutën e 18-të dhe Yoram Zague në minutën e 23-të, duke siguruar fitoren për ekipin parizian.
Ndërkohë, Mohamed-Ali Cho shënoi për Nice-në në minutën e 32-të, por përpjekjet e tyre nuk ishin të mjaftueshme për të ndalur ekipin e vendit të parë.
Me këtë fitore, PSG-ja mbetet në krye të tabelës së Ligue 1 me 73 pikë, duke krijuar një diferencë të dukshme nga skuadra e dytë.
Ndërkohë, Nice mbetet në vendin e pestë me 54 pikë dhe është e kualifikuar për të luajtur në Ligën e Evropës.
Në fundjavë, PSG-ja do të përballet me Metzin në ndeshjen e fundit të kampionatit, ndërsa finalja e Kupës së Francës do të zhvillohet më 25 maj kundër Lyonit.