Publikimi i video-incizimit për ish-prokurorin Metush Biraj, reagon ministrja Haxhiu

Haxhiu është shprehur në një postim në Facebook se ky nuk është rasti i parë, ku një prokuror dyshohet për negocionim të aktakuzës për përfitim financiar. Ajo ka theksuar nevojën për një proces të vettingut dhe ka shprehur shqetësimin se Këshilli Prokurorial nuk ka reaguar ende ndaj këtij skandali

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar pas publikimit të hulumtimit të “Betimi për Drejtësi” me “Si ish-prokurori Metush Biraj dyshohet se mori ryshfet për të dështuar aktakuzën për 130 kilogramë marihuanë”.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk është hera e parë që shohim lajme të tilla si ai i djeshmi që u publikua nga ‘Betimi për Drejtësi’ për mënyrën se si një prokuror po negocionte shkatërrimin e aktakuzës me qëllim përfitimin e parave, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ky është njëri prej shembujve ku i fuqishmi amnistohet sepse drejtësia mund të blihet dhe i varfëri vuan dënimin. Prandaj vazhdojmë të insistojmë në domosdoshmërinë e një procesi të vettingut, të cilit proces jo pak zyrtarë nga drejtësia iu kanë frikësuar, sikurse kanë bërë me secilën inciativë tonën me qëllim reformën e thellë në drejtësi. Është shqetësues fakti që Këshilli Prokurorial, të cilët reagojnë për secilin status në rrjetet sociale, nuk kanë reagur ende për këtë skandal”.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Një grua me sy të mbyllur, që në njërën dorë mban peshoren dhe në tjetrën shpatën paraqet tash e me shekuj simbolin e asaj që e quajmë Drejtësi. E verbër karshi faktorëve të jashtëm të cilët nuk mund ta cenojnë prerjen objektive me shpatë të drejtësisë. Vetëm asisoj gjykimi mbetet i drejtë.

Nuk është hera e parë që shohim lajme të tilla si ai i djeshmi që u publikua nga ‘Betimi për Drejtësi’ për mënyrën se si një prokuror po negocionte shkatërrimin e aktakuzës me qëllim përfitimin e parave. Kështu prokurori Metush Biraj ishte tërhequr nga aktakuza vetëm 3 ditë para se merrte vendim Gjykata.

Për ne që kemi jetuar në Republikën e Kosovës e dimë që ky nuk është rast i izoluar dhe ndoshta kjo është arsyeja pse ky skandal nuk merr përmasat e asaj çfarë realisht është. Ky është njëri prej shembujve ku i fuqishmi amnistohet sepse drejtësia mund të blihet dhe i varfëri vuan dënimin. Prandaj vazhdojmë të insistojmë në domosdoshmërinë e një procesi të vettingut, të cilit proces jo pak zyrtarë nga drejtësia iu kanë frikësuar, sikurse kanë bërë me secilën inciativë tonën me qëllim reformën e thellë në drejtësi. Është shqetësues fakti që Këshilli Prokurorial, të cilët reagojnë për secilin status në rrjetet sociale, nuk kanë reagur ende për këtë skandal.

Në vendin tonë nuk do të mund të ketë drejtësi të mirëfilltë pa u kthyer besimi i qyetarëve në institucionet e drejtësisë dhe ky besim nuk mund të kthehet pa e prerë qartë mendësinë e kaluar që ende nuk po shkon. Ndarja e qartë me këtë mendësi është procesi i vettingut që duhet ta nisim si shtet sa më parë sapo të jemi të zhbllokuar nga Gjykata Kushtetuese për t’ju drejtuar pastaj Kuvendit të Kosovës. Ashtu siç kemi thënë çdo vonesë në këtë drejtim i shërben vetëm qarkut të vjetër vicioz që nuk do të dali nga kjo valle e padrejtësisë.

Ndryshe, “Betimi për Drejtësi” mbrëmë ka transmetuar hulumtimin se si ish-prokurori Metush Biraj dyshohet se mori ryshfet për të dështuar aktakuzën për 130 kilogramë marihuanë.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika