Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet tavan të derivateve të naftës që do të jenë në fuqi gjatë ditës së sotme në Kosovë.
Sipas vendimit të ministrisë, çmimi maksimal i lejuar për naftën (dizelin) është caktuar në 1.67 euro për litër, që paraqet një ulje prej dy centësh krahasuar me ditën e djeshme.
Ndërkohë, benzina është shtrenjtuar për një cent, me çmimin tavan të përcaktuar në 1.52 euro për litër.
Po ashtu, ministria ka bërë të ditur se çmimi maksimal për gazin është caktuar në 0.81 euro për litër.
