Publikohen formacionet e mundshme të ndeshjes Itali- Gjermani

Ndeshja mes Italisë dhe Gjermanisë, në kuadër xhiros së parë të Grupit 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve, do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45 në “Rento Dall Ara”

Italy vs Germany

Liga e kombeve vazhdon edhe sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e parë të Grupit 3 të Ligës A.

Përballja e interesante do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45 në “Rento Dall Ara”, ku Gjermania është mysafire kundër Kombëtares së Italisë.

Italia synon fitoren, pas humbjes së fundit me rezultat 3:0 kundër Argjentinës, ndërsa gjermanët kërkojnë fitoren që ta vazhdojnë formën prej nëntë ndeshjeve pa humbje.

Sa i përket ndeshjes së sotme, formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë:

Italia (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Bastoni, Biraghi; Barella, Tonali, Locatelli; Politano, Belotti, Raspadori

Gjermania (4-2-3-1): Neuer; Kehrer, Rudiger, Schlotterbeck, Raum; Kimmich, Goretzka; Gnabry, Muller, Sane; Werner

Takimi fundit mes Italisë e Gjermanisë daton në nëntor të vitit 2016, i cili kishte përfunduar me rezultat 0:0.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika