Publikohen formacionet, ja 11-shja e Kosovës ndaj Austrisë

Formacionet startuese të Kosovës dhe Austrisë janë publikuar për ndeshjen e sotme në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

Kosova përballet me Austrinë nga ora 18:00 në Vjenë, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda ka bërë të ditur 11-shen që do ta nisë ndeshjen.

Në formacionin e Kosovës ka dy ndryshime. Ron Raqi do të startojë në vend të Albian Hajdarit, i cili mungon për shkak të lëndimit. Ndërkohë, Edon Zhegrova do ta nisë ndeshjen nga banka rezervë, ndërsa në krahun e djathtë do të luajë Ermal Krasniqi.

Në portë do të jetë Arijanet Muriq.

Formacioni i Kosovës:
Arijanet Muriq – Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi, Ron Raqi, Dion Gallapeni, Mërgim Vojvoda – Leon Avdullahu, Veldin Hoxha – Ermal Krasniqi, Vedat Muriqi, Baton Zabërgja.

Pas fitores 3:1 ndaj Izraelit në ndeshjen e parë të Grupit B3 të Ligës së Kombeve, Austria ka bërë katër ndryshime në formacionin startues për përballjen ndaj Kosovës.

Përzgjedhësi Ralf Rangnick ka vendosur që Christian Zawieschitzky të jetë titullar në portë, duke bërë debutimin ndaj Kosovës.

Në mbrojtje, David Affengruber do të startojë në vend të Phillip Lienhart, ndërsa në mesfushë Paul Wanner do të jetë në formacionin bazë.

Ndërkohë, në sulm, Junior Adamu do ta zëvendësojë të lënduarin Michael Gregoritsch.

Ndeshja nis në orën 18:00 në Vjenë.

Screenshot

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika