Përzgjedhësi Primoz Gliha ka bërë kalkulim e tij për përbërjen e ekipit të Kosovës në përballjen e sontme (e martë) me Rumaninë.
Skuadra kosovare dhe ajo rumune do të ndeshen në stadiumin “Arena National”, me fillim nga ora 20:45.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ishte luajtur ndeshja e parë ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë. Kjo përballje kishte përfunduar pa gola.
Në Grupin I, Rumania renditet në vendin e dytë me 9 pikë, nga pesë ndeshje, kurse Kosova renditet e pesta me gjithsej katër pikë.
Formacionet zyrtare
Rumania: Moldovan, Raţiu, Draguşin, A. Burca, Bancu, Cicaldau, Screciu, N. Stanciu, I. Hagi, Puşcaş, Fl. Coman.
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Pararada, V. Berisha, Loshaj, B. Berisha, Zhegrova, Rashica, Muriqi.
Ndeshja e fundit e Kosovës ishte zhvilluar si vendas në Prishtinë kundër Zvicrës dhe kishte përfunduar me një barazim pikësh me nga dy gola të shënuara nga dy ekipet.