Publikohen fotografitë e të arrestuarve për drogë në Shqipëri, ndër ta edhe Mujeci i VV-së
Janë publikuar fotografitë e të dyshuarve, të cilët janë arrestuar për transportim droge nga Kosova në Shqipëri. Personat në foto janë Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdija, të cilët u kapën me 11 mijë e 300 kokrra ekstazi me peshë 5 kg e 93 gr dhe me vlerë tregu 400 […]
Janë publikuar fotografitë e të dyshuarve, të cilët janë arrestuar për transportim droge nga Kosova në Shqipëri.
Personat në foto janë Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdija, të cilët u kapën me 11 mijë e 300 kokrra ekstazi me peshë 5 kg e 93 gr dhe me vlerë tregu 400 mijë euro.
Një nga të arrestuarit është Besnik Mujeci, asamblist i Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Partia e tij ka konfirmuar se ka iniciuar procedurë diciplinore ndaj tij.
Operacioni antidrogë u finalizua të hënën në mbrëmje në Tiranë.
5 personat, mes tyre dhe një vajzë 28-vjecare, u kapën në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”.
Ata shfrytëzonin fluksin e sezonit për të transportuar lëndën narkotike përmes një linje autobusësh Prishtinë-Tiranë. Në momentin që ekstazia mbërrinte në Tiranë, ajo transportohej përmes makinave me qira, ndërsa fokusi ishte te shpërndarja në zonën e bregdetit.
Trafikantët kërkonin paradhënie dhe lënie të automjeteve garanci për ekstazinë.
Përveç sasisë së lëndës narkotike, edhe një automjet e pesë aparatë celularë u sekuestruan.
Dozat e drogës sintetike janë me ngjyrë kafe dhe kanë logon e markës së luksit, Louis Vuitton.















