Publikohen fotografitë e të dyshuarve për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani
Të shtunën mbrëma, boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë në Bielefeld të Gjermanisë Ai është qëlluar në rrugë gjersa ishte duke dalë nga një restorant. Lexo më shumë: Vritet boksieri shqiptar në Gjermani Dy të dyshuarit për vrasjen e Nimanit tashmë janë shpallur në kërkim nga policia gjermane, dhe emrat e tyre janë: Ayman Dawoud […]
Të shtunën mbrëma, boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë në Bielefeld të Gjermanisë
Ai është qëlluar në rrugë gjersa ishte duke dalë nga një restorant.
Lexo më shumë: Vritet boksieri shqiptar në Gjermani
Dy të dyshuarit për vrasjen e Nimanit tashmë janë shpallur në kërkim nga policia gjermane, dhe emrat e tyre janë: Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt.

Prokuroria publike e Bielefeldit dhe policia janë duke kërkuar ndihmë nga qytetarët që të gjejnë dy të dyshuarit për vrasjen e boksierit, Besar Nimani, sipas mediumit gjerman “Presseportal”.

“Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt dyshohet se kanë qëlluar në rrugë një 38-vjeçar nga Bielefeld të shtunën, 9 mars 2024”, shkruan “Presseportal”.
Tutje thuhet se banesat e të dyshuarve në Bielefeld janë kontrolluar nga njësitë speciale natën e krimit.















