Publikohen rezultatet e Provimit të Maturës: Kalueshmëria 68.6%
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore, ku kalueshmëria këtë vit ka arritur në 68.6%. Sipas MAShTI-it, nga 18.800 maturantë që kanë aplikuar për të marrë pjesë në provim, testit i janë nënshtruar gjithsej 18.130 nxënës. Nga ta, 12.316 kanë kaluar me sukses, ndërsa 5.814 nuk […]
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore, ku kalueshmëria këtë vit ka arritur në 68.6%.
Sipas MAShTI-it, nga 18.800 maturantë që kanë aplikuar për të marrë pjesë në provim, testit i janë nënshtruar gjithsej 18.130 nxënës. Nga ta, 12.316 kanë kaluar me sukses, ndërsa 5.814 nuk e kanë arritur pragun e kalueshmërisë.
Rezultatet preliminare janë shpërndarë përmes platformës digjitale eKosova, ku deri më tani i kanë pranuar 18.016 nxënës.
Ministria njofton gjithashtu se afati për paraqitjen e ankesave për rezultatet është hapur nga data 1 deri më 3 korrik.
Ndërkaq, certifikatat e maturës mund të shkarkohen nga platforma eKosova prej datës 3 deri më 7 korrik.















