Publikohet analiza për regjistrim të popullsisë dhe ndikimi në komuna

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) mban konferencë për publikimin e analizës mbi ndikimin e regjistrimit të popullsisë në financimin e komunave, duke trajtuar shpërndarjen e granteve dhe ndryshimet demografike në shërbimet publike

Foto ilustruese

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) mban konferencën, në të cilin do të publikojë analizën e titulluar “Regjistrimi i Popullsisë: Ndikimi në Financimin e Komunave”.

“Regjistrimi i Popullsisë: Ndikimi në Financimin e Komunave” analizon ndryshimet në strukturën e popullsisë dhe ndikimin e tyre në financimet komunale, duke përfshirë shpërndarjen e Grantit të Përgjithshëm dhe ndikimin në financimet sipas numrit të banorëve dhe territorit.

“Gjithashtu, analizon ndryshimet në strukturën e nxënësve dhe mësimdhënësve për Grantin Specifik për Arsim, si dhe ndikimin në shërbimet shëndetësore për Grantin Specifik për Shëndetësi. Për më tepër, shqyrtohet ndikimi i ndryshimeve demografike në kategorizimin e komunave dhe pagat e stafit politik sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe standardeve të tjera të qeverisë”, njofton Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI).

Në këtë konferencë do të flasin: Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Besnik Tahiri, anëtar i Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal dhe Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Shija e redaktorit

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Të fundit nga rubrika