Publikohet i plotë: Çfarë ndryshon me projektligjin e ri për Specialen?

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Projektligji mori 91 vota për, pa asnjë votë kundër apo abstenim, ndërsa LDK nuk mori pjesë në votim.

Ndryshimet e propozuara synojnë riformatimin e juridiksionit të Dhomave të Specializuara, duke e lidhur atë me pretendimet e përfshira në raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të vitit 2011.

Sipas projektligjit, periudha e juridiksionit do të përcaktohej nga 1 korriku 1999 deri më 31 dhjetor 2000, ndërsa kompetenca territoriale do të kufizohej në veprat e pretenduara të kryera në territorin e Kosovës.

Një tjetër ndryshim i propozuar është përcaktimi i 15 vjetëve si dënim maksimal me burgim.

Projektligji parasheh edhe bartjen te institucionet e Kosovës të rasteve që nuk do të përfshiheshin më në kompetencën e Speciales, si dhe mundësinë e ankesës në Gjykatën Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me juridiksionin.

Po ashtu, parashihet që personat e dënuar të kenë mundësi t’i vuajnë dënimet në Kosovë, ndërsa në raste të caktuara të jetë e mundur edhe falja presidenciale.

Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve, projektligji parasheh edhe rishqyrtimin e juridiksionit të rasteve.

Njëherësh, Kuvendi po vazhdon seancën me pikat e tjera të rendit të ditës.

Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti dhe kreu i PDK-së, Bedri Hamza, kanë paralajmëruar se do të takohen.

Pritet të shihet nëse Projektligji për Specialen do të arrijë të miratohet edhe në lexim të dytë, si dhe nëse do të ketë zhvillime lidhur me zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Lexoni të plotë projektligjin këtu

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika