Publikohet libri që kërkon paditjen e Serbisë për gjenocid

Libri “Gjëmat e Burimit” me autor Habib Zogaj, u promovua të mërkurën në Biblotekën Kombëtare të Kosovës. Përvec promovimit të librit , u dha  edhe premiera e dokumentarit. Në këtë libër dokumentohen krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë, konkretisht, masakra e kryer në fshatin Burim të Komunës së Malishevës.

Gjatë promovimit të librit, është kërkuar nga autori Habib Zogaj që institucionet qeverisëse të padisin Serbinë për gjenocidin në Kosovë.

Ai është shprehur: “Falënderoj bashkëpuntorët dhe familjen time. Mesazhi im i sinqertë për institucionet e kulturës dhe të shtetit është t’i mbështes projektet e tilla. Jo për grykësinë, por, për të mbajtur para fytyrës të bëmat e tyre që vranë e prenë. Nuk thonë kot ata që harrojnë historinë, është rrezik të përsëritet.”

Ndërsa redaktori i librit, Ruzhdi Jashari ka thënë: “400 masakra, mbi 1400 fëmijë, mbi 1600 të zhdukur, mbi 20 mijë femra të dhunuara janë bartëse e ndërgjegjëse. Autori me këtë vepër “Gjëmat e Burimit” ka nxjerrë në pah fytyrën e maskuar të shtetit serb , të cilët vrasin, plaçkitin e dhunojnë dhe inskenojnë krimin ndaj popullit shqiptar.”

Prej përfundimit të luftës, shumë autorë kanë shkruar libra mbi këtë tematikë. Disa prej tyre janë: “Baladë lufte” nga Jakup Ceraja, “E gëzofsh Kosovë lirinë” nga Gani Skura dhe Muhamet Muqa, “Kosova pas 22 janarit 1998” nga Milazim Krasniqi dhe Haqif Mulliqi e shumë të tjerë.

 

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika