Publikohet lista e artistëve pjesëmarrës në “Festivalin e Këngës”

Këtë vit pritet të mbahet edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar dhe tashmë është shpallur lista e këngëve pjesëmarrëse në ngjarjen muzikore të vitit.

Mbi 80 këngëtarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Gjermania, Suedia, Italia, SHBA-ja aplikuan me krijimet e tyre cilësore.

Teksti dhe harmonia muzikore janë elementet që do të vlerësohen nga një juri prestigjioze gjatë netëve të fundvitit, siç ka qenë standardi nga viti 1962, kur Festivali kurorëzoi Vaçe Zelën për herë të parë.

Duket se gara do të jetë e fortë, me emra si Elsa Lila, Shpat Deda, Big Basta dhe Vesa Luma, Kejsi Tola, Samanta Karavella apo Besa Kokëdhima që do të vendosen përballë njëri-tjetrin për çmimin e parë. Megjithëse, historia ka treguar se edhe artistët e rinj mund të jenë surprizë.

Më poshtë është lista e shumëpritur e artistëve të përzgjedhur për edicionin e 62-të të “Festivalit të Këngës”:

  • Besa Krasniqi – Esenciale
  • Eldis Arnjeti – Një kujtim
  • Elsa Lila – Mars
  • Erina dhe The Elementals – Jetën n’Skaj
  • Jasmina Hako – Ti
  • Jehona Ponari – Evol
  • Olimpia Smajlaj – Asaj
  • Sergio Hajdini – Uragan
  • Shpat Deda – S’mund të fitoj pa ty
  • Tri Gjoci – Në ëndërr
  • Martina Serreqi – Vetëm ty
  • Big Basta dhe Vesa Luma – Mbinatyrale
  • Festina Mejzini – Melos
  • Mal Retkoceri – Çmendur
  • Michela Paluca – Për veten
  • Santino De Bartolo – Dua të rri me ty
  • Stivi Ushe – Askush si ty
  • Kleansa Susaj – Pikturë
  • Kejsi Tola – Vallëzoj me Dritën
  • Kastro Zizo – 2073
  • Andi Tanko – Herë pas here
  • Anduel Kovaci – Nane’
  • Arsi Bako – Zgjohu
  • Besa Kokëdhima – Zemrën n’dorë
  • Bledi Kaso – Çdo gjë mbaroi
  • Melodajn Mancaku – Nuk jemi ne
  • Olsi Ballta – Unë
  • Troy Band – Horizonti i ëndrrave
  • Samanta Karavello – N’majë
  • Luan Durmishi – Përsëritja
  • Sardi Struga – Boshatisur

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika