Të premten e një korrikut, Policia e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve të kualifikuar për zyrtar policor për rajonin e Prishtinës.

Në njoftim thuhet se kandidatët në listë duhet të paraqiten në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Stacioni Policor Qendra në rrugën “Luan Haradinaj”.

Për nënshkrimin e kontratës, kandidatët duhet të paraqiten më gjashtë dhe shtatë korrik, sipas orarit të shënuar në listë.

Sipas njoftimit, gjithsej, janë kualifikuar 462 kandidatë.