Përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, e ka publikuar listën e futbollistëve, të cilët do t’i ketë në grumbullim për dy miqësoret e rëndësishme të këtij muaji kundër Armenisë, më 22 mars dhe kundër Hungarisë, më 26 mars.

Në listën e Fodës janë përfshirë 24 futbollistë, por edhe Lindon Emërllahu (FC Ballkani), pas angazhimit me Kombëtaren U-21 në ndeshjen kundër Gjermanisë, nga data 23 mars do t’i bashkohet Kombëtares A për ndeshjen e dytë kundër Hungarisë.

Po ashtu, pas përplasjeve që kishte me përgjegjësit e përfaqësueses, te Kosova rikthehet edhe sulmuesi i krahut, Edon Zhegrova.

Këto dy miqësore janë sfidat e para të Kombëtares së Kosovës nën drejtimin e trajnerit gjerman, bashkë me stafin e tij.

Foto nga FFK-ja.

Dardanët do të grumbullohen të hënën dhe stërvitjen e parë do ta zhvillojnë në të njëjtën ditë në orën 16:00 në Kampin Nacional në Hajvali.

Paraprakisht, të hënën në orën 12:00, do të mbahet konferencë për media e përzgjedhësit Foda, ka njoftuar FFK-ja.

Ndërkohë, të mërkurën ekspedita e Kombëtares së Kosovës do të niset për në Yerevan, atje ku të premten do ta zhvillojë përballjen me Armeninë. Pas kësaj ndeshjeje, Dardanët do të zhvendosen në Budapest, për testin e dytë të këtij muaji kundër Hungarisë.

Këto dy miqësore do të jenë mundësi e mirë për trajnerin Foda që ta njohë nga afër ekipin dhe ta përgatisë atë për një rrugëtim të suksesshëm.

Lista rezervë e lodërtarëve: 
Mustafë Abdullahu, Kreshnik Hajrizi, Lirim Kastrati, Qendrim Zyba, Altin Zeqiri, Emir Sahiti, Shkelqim Vladi, Muhamet Hyseni.