Publikohet në gjuhën shqipe aktgjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Aktgjykimi thotë se ZPS nuk zbatoi rregulloren, nuk përpiloi listën e inventarit të sendeve të sekuestruara

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë publikuar aktgjykimin i cili ishte shpallur më 18 maj të vitit 2022, ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Sipas aktgjykimit, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka ngritur akuza kundër Gucatit dhe Haradinajt për veprat penale të pretenduara në aktakuzë.

Në këtë aktgjykim thuhet se rregulla 39(4) e Rregullores parashikon se “Prokurori i Specializuar përpilon listën e inventarit të sendeve të sekuestruara me përshkrim dhe informacion të hollësishëm në lidhje me secilin send të sekuestruar”.

Sipas vendimit, ky kusht është detyrues dhe nuk i lë ZPS-së hapësirë për vendimmarrje nëse do ta përpilojë apo jo një dokument të tillë. Rrjedhimisht, thuhet se ZPS-ja do të duhej ta kishte përpiluar këtë, por nuk e ka zbatuar Rregulloren, shkruan BetimipërDrejtësi.

“Në pjesë të ndryshme të aktakuzës, ZPS-ja përmend persona të tjerë, të cilët ajo pretendon se kontribuan ose morën pjesë në kryerjen e këtyre veprave penale, konkretisht: (i) Faton Klinaku (“Klinaku”) dhe Tomë Gashi (“ Tomë Gashi”); (ii) anëtarë ose përfaqësues të tjerë të Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (“OVL-UÇK”)”.

Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj, po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Gucati dhe Haradinaj ngarkohen se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.

“Me këto veprime, Gucati dhe Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Si ka rrjedhur gjykimi?

Që nga fillimi i gjykimit ndaj Gucatit dhe Haradinajt janë paraqitur 14 dëshmitarë.

Katër janë propozuar nga ZPS-ja, 6 nga Hysni Gucati, 4 nga Nasim Haradinaj. Numri i dëshmive me shkrim, ndërkaq, ka qenë 18. Dymbëdhjetë janë propozuar nga mbrojtja e Gucatit dhe gjashtë nga mbrojtja e Haradinajt.

Në këtë proces gjyqësor kanë dëshmuar gazetarë, punonjës të zyrës qendrore të OVL-UCK-së, ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, si dhe zyrtarë të ZPS-së dhe të Dhomave të Specializuara.

Si prova kryesore në këtë rast janë paraqitur video-incizimet e zyrës së OVL-UÇK-së, në të cilat Gucati e Haradinaj shihen duke mbajtur konferenca për media dhe duke prezantuar, siç është thënë, dokumente konfidenciale para gazetarëve. Në disa raste, ata akuzohen se kanë dhënë informacione tejet të ndjeshme për dëshmitarë të mbrojtur.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika