Publikohet raporti i Olimpiadës Ndërkombëtare të Matematikës, Kosova renditet e 39-ta
Gjatë këtyre ditëve është publikuar raporti “International Mathematical Olympiad”, i cili liston vendet evropiane për nga njohuritë mbi matematikën. Në këtë raport Kosova është renditur nga fundi i tabelës kur bëhet fjalë për vendet evropiane. Sipas këtij raporti pas Kosovës janë vetëm Islanda, Luksenburgu, Mali i Zi dhe Lihtenshtajni. Ndërsa shtetet që u rënditen të […]
Gjatë këtyre ditëve është publikuar raporti “International Mathematical Olympiad”, i cili liston vendet evropiane për nga njohuritë mbi matematikën.
Në këtë raport Kosova është renditur nga fundi i tabelës kur bëhet fjalë për vendet evropiane.
Sipas këtij raporti pas Kosovës janë vetëm Islanda, Luksenburgu, Mali i Zi dhe Lihtenshtajni.
Ndërsa shtetet që u rënditen të parat janë Rumania, Gjermania, Izraeli, Italia, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar

Lidhur me këtë raport dhe rezultate ka komentuar inxhinieri, Ermal Sadiku. Përmes një postimi Sadiku ka thënë se “i kemi punët mirë” me matematikë.
“Mire i kemi punet ne matematike…sjemi ne fund”, ka shkruar Sadiku.















