Publikohet raporti i OSBE-së, mbi 200 incidente në gjashtë vite të fundit

Në raportin e OSBE-së thuhet se incidentet e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe fetare bëhen për motive ekonomike

Raporti i OSBE-së "Mbrojtja e trashëgimisë kulturore në Kosovë"

Shumica e incidenteve në objekte të trashëgimisë kulturore dhe fetare janë me motive ekonomike, sipas raportit të OSBE-së “Mbrojtja e trashëgimisë kulturore në Kosovë’’. Ky raport përfshin vitet 2014-2022 dhe tregon se incidetet me kalimin e viteve janë shtuar.

Brenda gjashtë viteve në objekte të trashëgimisë kulturore dhe objekte fetare janë kryer 247 incidente. Në këto cenime janë përfshirë dhe dëmtimet e varrezave, po ashtu statistikat përfshijnë dhe ndërtesat fetare të rindërtuara së fundmi.

“Përderisa shumica e incidenteve kanë ndodhur në vendet e kultit, në 45 raste shënjestër ishin varrezat e komuniteteve të ndryshme fetare”, thotë raporti i OSBE-së.

“Nga gjithsej 247 raste, 112 sosh janë vjedhje të parave ose pasurive. Kjo kategori përfshin vjedhjet e kutive për dhurime dhe ofrime, sende të luajtshme si altoparlantë, kabllo dhe mikrofona nga objektet fetare, gardhe rrethuese nga varrezat. Kjo do të thotë se 45 për qind e të gjitha incidenteve të regjistruara tregojnë për motiv ekonomik. Vjedhjet e veprave të artit dhe të sendeve të trashëgimisë janë raportuar në 17 raste”.

Në raport thuhet se dhe në qoftë se vjedhjet kanë qëllime përfitimi, ato mund të shkaktojnë dëme anësore në objektet fetare dhe laike.

Krahasuar me vjedhjet për motive monetare, incidentet që synojnë trashëgiminë kulturore dhe objektet fetare me motive jomonetare tregojnë një tendencë të ndryshme në atë që 57 për qind e 135 rasteve të mbetura (të karakterit jomonetar) janë kryer në kisha dhe varreza që i përkasin Kishës Ortodokse Serbe, ndërsa 24 për qind ishin drejtuar kundër pronave fetare të Bashkësisë Islame.

Në raportin e OSBE-së ka vërejtje dhe rekomandime për trashëgiminë kulturore.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika