Publikohet traileri i parë i “Avengers: Doomsday”, Robert Downey Jr rikthehet si Doctor Doom

Studioja Marvel Studios ka publikuar trailerin e parë të plotë të filmit të shumëpritur “Avengers: Doomsday”, duke zbuluar pamje të reja nga kapitulli i ardhshëm i Universit Kinematografik të Marvelit.

Në qendër të historisë është Robert Downey Jr., i cili rikthehet në ekran në një rol të ri si Doctor Doom, antagonisti kryesor i filmit, pas përfundimit të rolit të tij ikonik si Iron Man.

Në trailer shfaqen disa nga personazhet më të njohura të Marvelit, përfshirë Captain America të interpretuar nga Anthony Mackie, Thor të Chris Hemsworth, Black Panther të Letitia Wright, Ant-Man të Paul Rudd dhe Yelena Belova të Florence Pugh. Në film paraqiten gjithashtu personazhe nga Fantastic Four dhe universi i X-Men, përfshirë Magneton, raporton The Guardian. 

Ngjarja e filmit përqendrohet në një përballje të madhe në të gjithë multiversin, ku Avengers bashkojnë forcat me Fantastic Four dhe X-Men për të ndalur Doctor Doomin. Trailer-i paraqet beteja në realitete të ndryshme, aleanca të reja mes heronjve dhe rikthime të disa figurave të njohura, ndërsa ruan ende misterin rreth historisë kryesore.

Sipas pamjeve të publikuara, veprimet e Doctor Doom mund të përbëjnë një kërcënim për të ardhmen e të gjithë multiversit.

“Avengers: Doomsday” drejtohet nga vëllezërit Anthony dhe Joe Russo, të cilët rikthehen në karrigen e regjisorit pas suksesit të madh të filmit “Avengers: Endgame”.

Filmi pritet të dalë në kinema më 18 dhjetor, ndërsa historia do të vazhdojë me “Avengers: Secret Wars”, i cili është planifikuar të publikohet në vitin 2027.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika