Një person i armatosur ka hapur zjarr në një supermarket në Arkansas të premten, duke vrarë tre civilë dhe duke plagosur 10 persona të tjerë, duke përfshirë dy oficerë policie, tha Policia e Shtetit të Arkansas.

I dyshuari u plagos në një shkëmbim zjarri me policinë, u tha gazetarëve drejtori i policisë së shtetit të Arkansas, Mike Hagar.

Të shtënat ndodhën në ushqimoren Mad Butcher në Fordyce, një qytet me 3200 banorë rreth 70 milje (112 km) në jug të Little Rock, raporton CBS Evening News përcjell Dukagjini.