Publikohet videoklipi i këngës “Duje” që do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”

Është publikuar të premten videoklipi i këngës “Duje”, me të cilën, Shqipëria do të prezantohet në “Eurovision 2023"

Është publikuar të premten videoklipi i këngës “Duje”, me të cilën, Shqipëria do të prezantohet në “Eurovisionin” e këtij viti.

Këngëtarja Albina dhe familja Kelmendi, të cilët do të ngjiten në skenën e festivalit që sivjet mbahet në Liverpool të Britanisë së Madhe, kanë sjellë në mënyrë vizuale në videoklip tekstin e këngës “Duje”.

Eurovisioni si çdo vit, edhe sivjet mbahet në muajin maj. Më 9 dhe 11 maj mbahen semifinalet, ndërkaq më 13 maj është finalja.

Ukraina dhe vendet e tjera të Big-5 (Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar) janë parakualifikuar për finalen e madhe më 13 maj 2023. Pjesa tjetër e vendeve janë ndarë në një nga dy gjysmëfinalet.

Vitin e kaluar “Eurovisionin” e ka fituar Ukraina, mirëpo për shkak të luftës që po vazhdon atje, është vendosur që festivali i sivjetmë të mbahet në Britani të Madhe.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika