Pula për marrëveshjen me Serbinë: U dorëzua sovraniteti i vendit

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula, ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjes për faturimin e energjisë elektrike për banorët e Mitrovicës së Veriut, është e dëmshme dhe se me këtë veprim Kosova e ka dorëzuar një pjesë të sovranitetit të saj

Shqiprim Pula, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare Shqiprim Pula

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula, marrëveshjen në mes të Kosovës dhe Serbisë për energji e ka cilësuar si të dëmshme.

Në emisionin “Five”, ai ka thënë se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, shteti i Kosovës e ka dorëzuar një pjesë të sovranitetit të saj.

Ai e ka kritikuar Lëvizjen vetëvendosje, duke thënë se i kanë ndërruar qëndrimet në lidhje me këtë marrëveshje, të cilën e kishin kundërshtuar ashpër në të kaluarën.

Përveç pozitës, ai e ka kritikuar edhe opozitën për qëndrimet e tyre karshi marrëveshjes për energji.

“Një pjesë të sovranitetit shtetëror është dorëzuar me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje. Të gjithë e dimë që nga momenti që Kosova ka hyrë në bisedime me Serbinë, është ditur se në çdo dialogim të arritur ka koncensione dhe ka lëshime”, ka thënë ai.

“Kjo marrëveshje sado që mund të tentohet të shitet si e arritur, nga çdo palë, sepse tani po i dëgjojmë deklarimet e opozitës që kjo është e arritur e kohës kur ne ishim në pushtet, tani pozita aktuale thotë ne arritëm një marrëveshje të re e shtruam sovranitetin”, ka vijuar ai.

Një nga arsyet se pse kjo marrëveshje është e dëmshme, sipas Pulës, është se kompania e cila do ta bëjë faturimin e shpenzimit të energjisë nuk është e Kosovës, por e Serbisë.

“Ne kemi disa kompani që janë evropiane të cilat kanë marrë licencë, por nuk janë vendore, mund të jetë relative regjistrimi, por gjeneza qëndron dikur tjetër, në këtë kuptim qeveria do të duhej ta ruante konsistencën e saj politike, sepse dikur e kundërshtonte”, është shprehur Pula.

Sipas Pulës, Bashkimi Evropian ka rëndësi të madhe në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, porse sipas tij, Kosova duhet ta ndërtojë shtetësinë ashtu si dëshiron vetë dhe jo si duan të tjerët.

Për Asociacionin më shumicë serbe, Pula ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet t’i bëjë dy veprime, ose të japë një alternativë tjetër për marrëveshje ose ta dorëzojë në Kuvend të Kosovës dhe ta kërkojë zhvlerësimin e asaj marrëveshjeje.

“Nëse nesër, të hapet kjo temë, Qeveria e ka për obligimet t’i bëjë dy veprime për t’i ruajtur konsistencën e tyre politike. 1. Ose duhet ta dërgojë në kuvend zhvlerësimin e marrëveshjes ose ta ofrojë një alternativë tjetër. Kështu si është nuk bën, sepse nën një është kundërshti nga subjekti i cili e udhëheq vendin, dhe Gjykata Kushtetuese e ka kundërshtuar, pra duhet të jepet alternativë”, ka thënë ai.

Sipas tij, Qeveria aktuale nuk ka asnjë alternativë për t’i ofruar BE-së një rrugëzgjidhje.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika