Pula për shqyerjen e fletëvotimeve: Parashihet dënim nga 1 deri në 3 vjet burgim

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula, ka deklaruar se procesi zgjedhor deri më tani është zhvilluar kryesisht pa incidente serioze.

Në një lidhje direkte për TV Dukagjinin, Pula tha se disa persona janë ndaluar pasi dyshohen për asgjësim të fletëvotimeve, veprim që përbën vepër penale kundër të drejtës së votimit dhe dënohet me burgim prej një deri në tre vjet.

“Deri më tani i kemi disa incidente të vogla të cilat janë shënuar dhe evidentuar, janë kryesisht disa asgjësime të fletëvotimeve nga ana e personave të caktuar të cilët tani janë të ndaluar dhe janë në mbajtje.  Njëkohësisht kemi edhe disa incidente të vogla që kanë qenë të raportuar por nga hetuesit dhe prokurorit nuk kanë rezultuar se ka elemente të ndonjë vepre penale”, ka deklaruar ajo.

Ajo bëri të ditur se janë raportuar edhe disa incidente të tjera, por pas verifikimeve nga hetuesit dhe prokurorët nuk është konstatuar se ato përmbajnë elemente të veprës penale.

Pula shtoi se rreth 100 prokurorë janë angazhuar për monitorimin e procesit zgjedhor, duke theksuar se ky numër është pjesë e organizimit të zakonshëm dhe nuk lidhet me ndonjë situatë të veçantë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika