Pulë e pjekur në salcë mustarde

Pula e pjekur është një recetë që preferohet nga shumica e njerëzve, dreka është vakti më i mirë për t’u shërbyer ky gatim. Ndërsa, salca mustarde i jep më shumë shije.

Përbërësit e nevojshëm për këtë ushqim janë:

  • 2 lugë mjaltë;
  • 2 lugë vaj ulliri;
  • 1 pulë;
  • 6 thelpinj të hudhrës;
  • 2 lugë mustardë (senf);
  • piper i kuq, piper i zi, kripë- sipas dëshires.

Përgatitja:

Së pari, duhet të ngrohet furra në 220 gradë. Në një enë ose dërrasë prerëse, lyhet pula me piper dhe kripë, pastaj vendoset në një enë pjekjeje të përmasave 20*30 cm.

Ndërsa, në një enë tjetër, përzihet mjalti, mustarda, piperi i kuq, vaji i ullirit dhe hudhra derisa të bashkohen mirë.

Lyhet pula me masën nga të dyja anët, piqet për 35 minuta derisa lëkura të jetë kërcelluese, hiqet nga furra që të sërvohet e nxehtë.

Ju bëftë mirë!

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika