Puna vullnetare e studentes nga Peja

Kujtesa Begolli, studente e muzikës, punon vullnetarisht në qendrën Handikos në Pejë, me metodën e muziko-terapisë me fëmijët me aftësi të kufizuar. Sipas saj kjo metodë ka ndikuar pozitivisht në jetën e tyre

Kujtesa Begolli në qendrën Handikos në Pejë

Muzika është disiplina artistike, e cila qëndron në mes të shkencave shoqërore, historike, psikologjia e të tjera, si një përbërës i rëndësishëm i progresit intelektual dhe humanitetit. Si një gjuhë universale, e aftë të interpretohet, i ndihmon fëmijët të kuptojnë dhe të lidhin fenomene, dukuri, ngjarje dhe t’i zhvillojnë procese të ndryshme.

Përdorimi i muzikës nga fëmijët me aftësi të kufizuar është një mënyrë pozitive për ta motivuar sjelljen.

Muzika ka aftësinë të ndryshojë jetën, sepse ka fuqinë të heqë pengesat fizike dhe verbale, e të prezantojë përmirësime të sjelljes. Këto arritje forcojnë vetëndërgjegjësimin dhe besimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar, për të komunikuar me të tjerët dhe me botën përreth.

Kujtesa Begolli, një vajzë nga Peja, studente në Fakultetin e Arteve, tashmë e disa kohë, vullnetarisht, jep kontributin e saj në shoqatën Handikos, gjegjësisht mbanë orë muzikore me nxënësit, ku përdor muziko-terapinë.

Kujtesa Begolli me nxënësen në qendrën Handikos

Qasja dhe vullneti i madh për punë e ka motivuar Kujtesën që këtë punë ta realizojë me shumë seriozitet dhe përkushtim maksimal. Ndërsa, sa i përket ecurisë së gjithë kësaj inciative, protagonistja në një intervistë për Portalin D, jep detaje më të hollësishme rreth punës së saj.

Ajo ka thënë se përdorimi i muziko-terapisë te fëmijët me aftësi të kufizuara ndikon pozitivisht në jetën e tyre sociale dhe shpirtërore. Kjo metodë ndihmon ata që të zhvillojnë komunikimin dhe të shprehen më lehtë.

”Një ndër arsyet kryesore është që të ndihmojë personat me aftësi te kufizuara, të eksplorojnë dhe të shprehin ndjenjat e tyre, në mënyrë që ata të zhvillojnë mënyrën e tyre të komunikimit dhe të jetë një mbështetje e madhe në shprehjet e tyre gjuhësore”.

Sipas saj, arsye tjetër është promovimi i përdorimit të terapisë muzikore te këta persona, edhe pse nuk përdoret në vendin tonë, kjo metodë ndikon pozitivisht në jetën shpirtërore dhe sociale të personave me aftësi të kufizuara. Ajo gjithashtu është shprehur se shpreson që një ditë kjo fushë të futet në përdorim.

E pyetur se cilat janë reagimet e para të fëmijëve kur dëgjojnë tingujt e muzikës, ajo ka thënë se dëgjimi i muzikës i shpalos të gjitha zonat e trurit te fëmijët me aftësi të kufizuara.

“Dëgjimi i muzikës bën që të gjitha zonat e trurit të shpalosen, jo vetëm që mësuesit e mbështesin këtë por ka mbështetjen edhe të vetë shkencës. Ndihmon që fëmijët por, edhe të rriturit me nevoja të veçanta të zhvillojnë komunikimin ku e folura mund të shoqërohet me më pak vështirësi”.

“Në mësim ndihmon zhvillimin e marrjes së burimeve të ndryshme dhe rrisin aftësinë për të funksionuar më mirë në jetë. Është argëtuese sepse ofron një ambient të lumtur. Me lojërat muzikore koordinojmë më mirë aftësitë motorike, ku ne duhet të kontrollojmë impulset e tyre dhe pastaj do t’i ndihmojmë ata të zhvillohen në lidhje prekëse – vizuale dhe kjo është arsyeja kryesore se pse muziko-terapia është multisensor”, ka thënë Begolli për Portalin D.

Që muziko-terapia ka dhënë rezultate te fëmijët me aftës të kufizuar, tregojnë disa video të shpërndara nga Begolli.

Ajo tutje ka folur edhe për mirëpritjen e iniciativës së saj nga ana e Handikos-it në Pejë, duke e falënderuar drejtorin e qendrës, Egzon Qorkadiu-n, i cili, sipas saj, ka qenë bashkëpunues. Begolli ka shtuar se një kontribut të çmuar ka dhënë edhe profesori i Fakultetit të Arteve “Haxhi Zeka” në Pejë, Arsim Kelmendi, me iniciativën që ky projekt të ecë tutje.

Për fund, Begolli ka dhënë një mesazh për të rinjtë që “të mos ndalen nga asgjë për të arritur qëllimet e tyre dhe sidomos të shkojnë nëpër qendrat te personat me nevoja të kufizuara si vullnetar dhe ta përjetojnë një përvojë të paharruar me dashurinë e madhe që ata ofrojnë’’.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika