Punëtorët e Bashkuar të Minierave të Amerikës mbështesin grevën e minatorëve të Trepçës, i shkruajnë letër Kurtit

Punëtorët e Bashkuar të Minierave të Amerikës kanë mbështetur grevën e minatorëve të Trepçës, të cilët kanë hyrë tashmë në ditën e gjashtë

Punëtorët e Bashkuar të Minierave të Amerikës kanë mbështetur grevën e minatorëve të Trepçës.

Në letrën që Punëtorët e Bashkuar të Minierave të Amerikës i kanë dërguar kryeministrit Albin Kurti,  thuhet se ata përkrahin grevën e mbi 700 punëtorëve të Trepçës, ndërsa kërkojnë zgjidhje nga qeveria sa më shpejtë, transmeton Telegrafi.

“Punëtorët e Bashkuar të Minierave të Amerikës (UMWA) u formuan në vitin 1890 për të luftuar për sigurinë, pagat e drejta dhe dinjitetin e minatorëve – burrave dhe grave që punojnë në një nga profesionet më të rrezikshme në botë për të fuqizuar kombin e tyre dhe për të siguruar materialet jetike të nevojshme për infrastrukturën”, thuhet në letër.

Sipas tyre, për 133 vitet e fundit ata kanë mbrojtur të drejtat e minatorëve në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

“UMWA me krenari përkrah 710 vëllezërit dhe motrat tona kosovare të Minatorëve të Sindikatës së Pavarur të TREPÇES-it të cilët janë në grevë urie në TREPÇE KOSOVË që nga 24 tetori 2023”, thuhet në letër.

May be an image of text

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika