Punëtorët e deklaruar nuk gjendeshin në punë, suspendohen 20 biznese nga “Superpuna”

Siç njofton faqja zyrtare në Facebook, punëtorët e deklaruar si punonjës të kompanive, nuk ishin prezent në vendin e punës

Ilustrim/ Zyrë pune
Ilustrim/ Zyrë pune

20 biznese janë suspenduar nga platforma qeveritare e punësimit “Superpuna”, si rrjedhojë e mosplotësimit të kritereve.

Siç njofton faqja zyrtare në Facebook, punëtorët e deklaruar si punonjës të kompanive, nuk ishin prezent në vendin e punës.

“Superpuna njofton se 20 biznese janë suspenduar nga platforma, si rezultat i mosrespektimit të Termeve dhe Kushteve të platformës, të cilat janë vërejtur gjatë monitorimit në teren të përfituesve. Përkatësisht, gjatë monitorimit në teren të këtyre bizneseve, monitoruesit kanë vërejtur që punëtorët të cilët figurojnë si të punësuar në ato biznese, nuk kanë qenë prezent në vendin e punës. Me këtë rast, superpuna ka suspenduar profilet e këtyre bizneseve, duke ua pamundësuar që të përfitojnë sërish nga subvencioni”, thuhet në njoftim.

“Superpuna” ka udhëzuar bizneset të vazhdojnë t’u përmbahen parakushteve e detyrimeve të tyre si kompani.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika