Punëtorët e “Kosova Thëngjillit” protestojnë para Qeverisë, thonë se KEK-u ua ka ndalë punën

Dhjetëra punëtorë të “Kosova Thëngjillit” kanë protestuar të mërkurën para Qeverisë së Kosovës. Sipas tyre, arsyeja e protestës është ndërprerja e punës nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK)

Imri Restelica, kryetar i "Kosova Thëngjillit"

Punëtorët e “Kosova Thëngjillit”, të mërkurën kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës, me kërkesë që t’iu vazhdohet kontrata e punës.

Kryetari i aksionarëve të “Kosova Thëngjillit”, Imri Restelica ka thënë se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), iu ka bërë padrejtësi atyre.

Sipas tij, rreth 166 punëtorë kanë mbetur të papunë.

“Kemi dalë punëtorët e Kosova Thëngjillit, për momentit na kanë lënë pa punë, KEK-u ka bërë padrejtësi ndaj nesh, jemi 166 punëtorë, 166 familje. Prej vitit 2003 jemi të larguar prej KEK-ut, qëllimi i kësaj protestë është të zgjidhet problemi”, ka deklaruar ai.

Sipas kryetarit të aksionarëve, ata e kanë arritur sasinë e nevojshme të thëngjillit të paraparë me kontratë, por sipas tij ata janë organizatë prodhuese e fitimprurëse dhe nuk do të duhej të largoheshin nga puna.

Punëtorët e “Kosova Thëngjillit” duke protestuar para Qeverisë së Kosovës

“Pika e parë ka qenë kthimi në KEK, dhe pika e dytë ka qenë vazhdimi i punës, të cilët padrejtësisht janë larguar nga KEK-u. Jemi kompani prodhuese, kemi pasur vështirësi me kontrata”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se kontratat e tyre janë valide deri në fund të vitit,

“Kontrata jonë është ndërprerë, mirëpo tash e kemi arritur sasinë e thëngjillit në kontratë dhe na është ndërprerë kontrata, edhe pse kemi kontratë valide deri në fund të vitit. Ky problem duhet të zgjidhet, ne nuk duhet të mbesim pa punë”, është shprehur ai.

Në fund, kryetari i “Kosova Thëngjillit”, ka thënë se do të vazhdojnë me protesta në qoftë se nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika