Punëtorët e “Pastrimit” protestojnë para Komunës së Prishtinës: “Po i kërkojmë paratë tona”
Punëtorët e “Pastrimit” kanë protestuar të hënën para Komunës së Prishtinës për “sabotimin e punës”. “Paguaje borxhin o borxhli i keq”, “Mos bëj politikë me dështimin tënd”, “Na lë të punojmë” kanë qenë disa nga pankartat që punëtorët kanë mbajtur në duar. Ata kërkojnë që të takohen me kryetarin Rama. Ndërsa, një takim mes kryetarit […]
Punëtorët e “Pastrimit” kanë protestuar të hënën para Komunës së Prishtinës për “sabotimin e punës”.
“Paguaje borxhin o borxhli i keq”, “Mos bëj politikë me dështimin tënd”, “Na lë të punojmë” kanë qenë disa nga pankartat që punëtorët kanë mbajtur në duar.
Ata kërkojnë që të takohen me kryetarin Rama.
Ndërsa, një takim mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe përfaqësuesit e sindikatës tashmë është mbajtur.
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” më 14 maj ka ndërprerë sot grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë. Si pasojë e kësaj në kryeqytet kontejnerët janë të stërmbushur derisa qese e gjëra të tjera kanë dalë edhe jashtë tyre.
Kjo kompani ka njoftuar se për shkak të mospagesës së borxhit nga Komuna e Prishtinës në vlerë prej dy milionë e shtatëqind mijë euro, kjo kompani është e detyruar të ndërpresë ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës.

















