Punëtorët e Postës së Kosovës paralajmërojnë grevë të përgjithshme

Sipas dokumentit, greva parashihet të nis në muajin maj për shkak se grevat e më hershme një orëshe nuk kanë kryer asnjë efekt dhe kërkesat e tyre nuk janë marrë për bazë

Punëtorët e Postës së Kosovës do të hyjnë në grevë të përgjithshme më 5 maj të këtij viti, për shkak se nuk janë plotësuar disa nga kërkesat që i kanë paraqitur dy Kryesitë e Sindikatës së Postës dhe Shoqatës Sindikale Postieri. Ballkani.info i ka siguruar kërkesat e këtyre sindikatave që paralajmërojnë greva në të gjithë Kosovën duke i renditur edhe shkaqet që i kanë çuar deri tek vendimi.

“Për një periudhë të gjatë në ndërmarrjen tonë është duke u punuar për riorganizimin. Për këtë arsyeje kemi pritur gjatë dhe nuk kemi insistuar që të plotësohen disa nga kërkesat jetike të punëtorëve ngase kemi besuar që këto kërkesa do të plotësohen meniherë pas riorganizimit. Megjithatë niveli i ulët i pagave, kushtet jo të mira të punës, sigurimi shëndetësor dhe shujta ditore janë disa nga kërkesat të cilat nuk mund të presin pafundësi”, thuhet në vendim.

Sipas dokumentit, greva parashihet të nis në muajin maj për shkak se grevat e më hershme një orëshe nuk kanë kryer asnjë efekt dhe kërkesat e tyre nuk janë marrë për bazë.

“Kryesia e Shoqatës Sindikale të Postës dhe Kryesia e Shoqatës Sindikale Postieri, me datën 22.03.2024 kanë marrë vendim që nda data 03.04.2024 disa nga pozitat të stafit të ndërmarrjes Posta Sh.A të hyjnë në grevë një orësh duke dhënë edhe arsyet e kësaj greve. Për shkak se as për zhvillimit të këtij formati të grevës , organet përgjegjëse të ndërmarrjes sonë nuk kanë reflektuar më qëllim të plotësimit të kërkesave jetike të grevistëve , Postieri, sportelistët dhe Transporti Regjional në të gjithë Kosovën, është vendosur të fillojnë grevën e përgjithshme. Greva do të udhëhiqet dhe do të koordinohet nga këshilli grevistë I themeluar nga dy shoqatat sindikale. Greva do të fillojë nga data 02.05.2024 dhe mbahet në vendet e punës së punëtorëve grevistë çdo ditë gjatë orarit të plotë të punës”, thuhet në vendim.

Dy sindikatat e Postës së Kosovës kanë akuzuar menaxhementin aktual për punësimet e vazhdueshme përkundër vështirësve financiare që është duke u përballur kjo ndërmarrje publike.

“Kërkesat e mësipërme nuk presim më edhe për faktin se përkundër krizës financiare ndërmarrja jonë ka vazhduar shpalljen e konkurseve të reja të jashtme dhe ka bërë punësime të vazhdueshme . Ky zhvillim duket në shpërputhje me mirëkuptimin tonë që t’u jepet përgjigje kërkesave të sipër theksuara. Përkundër kërkesave tona të vazhdueshme, menaxhmenti i ndërmarrjes tonë nuk ka marrë asnjë veprim për realizimin e kërkesave të vazhdueshme të cilat i kemi adresuar sidomos për pozitat ‘postier’, dhe për pagesat e kujdestarive për ‘sportelistët’ dhe të gjitha kërkesat jetike të sipër theksuara”, thuhet tutje.

Dy sindikata kanë bërë me dije menaxhmentit të Postës së Kosovës se janë të hapura për diskutim dhe bashkëpunim.

“Ne mbesim të hapur për diskutimin e plotësimit të kërkesave tona dhe parandalimin e hapave radikal të organizimit sindikal, bazuar në legjislacionin në fuqi”, thuhet tutje në vendim./Ballkani.info

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika