Punimet e rrugës “A” shembin shtëpinë e familjes Berisha, dëmi rreth 500 mijë euro

Shtëpia e familjes Berisha në rrugën ‘A” në Prishtinë është shembur mbrëmjen e së enjtes pas punimeve që po kryhen nga Komuna. Pronarja lë fajtore komunën dhe thotë se e neglizhuan e nuk morën masa. Ajo kërkon kompensim të dëmit. Policia e Prokuroria kanë nisur hetimet për rastin.

Streha që e ndërtoi për 26 vjet po i rrënohet para syve.

Për shkak të punimeve në rrugën “ A” në Prishtinë u dëmtua shtëpia e Shqipe Berisha.

Ndonëse këtu s’jetojnë tash e një vit për shkak të rrezikut që iu kanos, sepse shembja e parë ndodhi qysh në maj të vitit të kaluar.

E të premten, meqë gjithçka po shembej qe e nevojshme ndërhyrja e zjarrfikësve e policisë.

Edhe zona u sigurua.

Më shumë për këtë gjendje foli pronarja e shtëpisë, Shqipe Berisha.

“Herën e parë kur ka ndodh ka qenë data 27 maj i vitit të kalum kemi qenë në shtëpi ka ndodh shembja e parë e shtëpisë për shkak të punimeve të rrugës A ku është bërë gërryerje 16 metra pa asnjë masë mbrojtëse”, u shpreh Berisha për Dukagjinin.

Berisha deklaroi se mbrëmë u njoftuan nga fqinjët që shtëpia po shembej e tëra.

“Mbrëmë na kanë njoftu kojshia që shtëpia është shembë e tërë kom njoftu pafund me njoftu komunën nuk kam pas qasje, kom tentu me njoftu KEK-un se rrezikohen telat e rrymës nuk kam marrë përgjigje”, u shpreh ajo.

Nën emocione fajin po e lë tek Komuna e Prishtinës.

E nga Komuna e Prishtinës nuk janë deklaruar rreth kësaj çështje, ndërkohë banorët tjerë paralajmëruan se të hënën do të kërkojnë takim me kryetarin Përparim Rama.

Por, Policia e Kosovës ka konfirmuar për televizionin Dukagjini, se në koordinim me Prokurorinë ka nisur hetime për këtë rast.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika