Puntorët e pastrimit dhe sigurimit paralajmërojnë grevë
Punëtorët e sigurimit dhe pastrimit kanë paralajmëruar grevë nëse nuk hiqet kushtëzimi për subvencionim të rritjes së pagës në sektorin privat. Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në një konferencë për media ka thënë se gjendja e punëtorëve teknikë, të cilët punojnë në institucionet publike, por që janë pjesë e kompanive private është e […]
Punëtorët e sigurimit dhe pastrimit kanë paralajmëruar grevë nëse nuk hiqet kushtëzimi për subvencionim të rritjes së pagës në sektorin privat.
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në një konferencë për media ka thënë se gjendja e punëtorëve teknikë, të cilët punojnë në institucionet publike, por që janë pjesë e kompanive private është e rënduar.
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat ka kërkuar nga Qeveria që ta heqë kushtëzimin, pasi siç kanë thënë, kompanitë private nuk i kanë kushtet për t’i paguar pagat me rritje.
“Thika na ka ardhur në palcë dhe nuk mund më të durojmë”, ka thënë Azemi, duke i kërkuar Qeverisë që ta shqyrtojë masën.
Sipas tij, ato mjete financiare që janë planifikuar të ndahen për këta punëtorë janë nga 130 deri në 170 euro.















